image Murati: Financat publike të Kosovës janë kthyer në binarë - Sinjali

Murati: Financat publike të Kosovës janë kthyer në binarë

news image

Sipas, ministrit të Financave, Hekuran Murati, financat publike të vendet janë kthyer në binarë.

Ai ka thënë se Kosova e ka mbyllur vitin 2021 me deficit buxhetor prej 104 milionë eurove, krahas 513 sa ishte vitin paraprak.

“Gjithashtu, kemi stabilizuar borxhin publik, e madje kemi shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook.

“Përkundër krizave globale si pandemia e inflacioni, vitin 2021 e kemi mbyllur me deficit buxhetor prej vetëm 104 milionë euro, që paraqet një përmirësim enorm krahasuar me deficitin e vitit 2020, që ishte 513 milionë euro”.

Tutje ai ka shtuar se kanë stabilizuar borxhin publik, madje sipas tij kanë shënuar edhe rënie për sa i përket nivelit të borxhit në raport me Bruto Prodhimin e Brendshëm, sepse ekonomia është rritur me ritëm më të shpejtë sesa që është rritur niveli i borxhit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin