image Murati, Dalipi e Manxhuka mbështetës të Kurtit, shpërndajnë menjëherë “arritjet” në ekonomi

Politikë

Murati, Dalipi e Manxhuka mbështetës të Kurtit, shpërndajnë menjëherë “arritjet” në ekonomi

news image

Pasi që kryeministri Kurti ka publikuar një shkrim ku ka shkruar për progresin e Kosovës në fushën e ekonomisë, menjëherë pas tij shkrimin e tij e kanë shpërndarë Ministri Murati, shefit të stafit Luan Dalipi dhe zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka.

Kurti ka vlerësuar se ka pasur progres në ekonominë e Kosovës, duke përmendur rritje të prodhimit, numrit të punësuarve dhe eksportit.

“Progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi. Ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë. Shifrat dhe indikatorët më lart janë dëshmia jonë për këtë”, shkroi Kurti në postimin e tij në Facebook.

/GazetaSinjali/