Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se mbi 2 mijë punëkërkues janë regjistruar në “Superpuna”, raporton Gazeta Sinjali.
“Superpuna” është një nismë qeveritare që ia garanton të rinjve pagën 250 euro neto për gjashtë muaj.
“Të gjithë të rinjtë e moshave 18-25 vjeçare që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, thuhet në postimin e “Superpunës” të shpërndarë nga ministri Murati.