image Munishi përshëndet vendimin e Federatës së Belgjikës për ta shpallur kampionin më herët

Futboll

Futboll/ Munishi përshëndet vendimin e Federatës së Belgjikës për ta shpallur kampionin më herët

news image

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi përmes një postimi në Facebook ka mbështetur vendimin e Federatës së Belgjikës për ta përmbyllur kampionatin më herët për shkak të koronavirusit dhe shpallja e kampionit.

Vlen të kujtojmë që skuadra e Ballkanit për momentin gjendet në vendin e parë po me vetëm një pikë diferencë me vendin e dytë, transmeton Gazeta Sinjali.

Cikli i tretë i Superligës së Kosovës sipas vendimit të UEFA-s pritet të filloj në muajin qershor.

Përkundër pezullimit të aktiviteteve sportive, futbollistët e Superligës së Kosovës po vazhdojnë stërvitjet individuale./Gazeta Sinjali/