image Munishi: E meritoj epitetin 'Baba' për këto arsye

Futboll

Munishi: E meritoj epitetin ‘Baba’ për këto arsye

news image

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka treguar arsyet pse ai mendon që e meriton epitetin ‘Baba’, shkruan Sporti në Sinjali.

46 vjeçari tha që kjo nofkë i ka ardhur jashtë futbollit, por që e përcolli pastaj edhe në futboll.

Mes tjerash, ish-trajneri i Ballkanit ka thënë se e meriton epitetin ‘Baba’, pasi mundohet shumë për futbollin e Kosovës.

Është një nofkë që më ka ardh jashtë futbollit pastaj u përvjedh edhe në futboll. Pak më kanë marrë në qafë me këtë nofkë se po duhet me mbajtë dhe po kam jashtëzakonisht vështirësi. Mirëpo, besoj se e meritoj këtë epitet.

Në Kosovë ka trajnera jashtëzakonisht të mirë, ndoshta ajo që mua më bën më të veçantë është që nuk pajtohem me padrejtësitë. Unë them gjëra që ndoshta dikush nuk guxon as me i mendu, jam tip i drejt, në atë skuadër ku punojë e jap shpirtin. Duke i marrë krejt këta faktorë edhe tu i pa rrethanat besoj që tash e meritojë këtë epitet plotësisht, në bazë të asaj që kam arrit deri tash”, ka thënë Munishi në ‘Dhoma e Rrëfimit’.

Ndryshe, Ismet Munishi është pa skuadër që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit te FC Ballkani. /Sporti në Sinjali/.