image Munishi në bisedime me skuadrën nga Tetova, ka oferta edhe nga klubet e Kosovës - Sinjali

Munishi në bisedime me skuadrën nga Tetova, ka oferta edhe nga klubet e Kosovës

news image

Ditë më parë në media u përhap lajmi se ndër kandidatët e mundshëm për trajner të ri të Shkëndijës së Tetovës për sezonin e ri garues do të jetë Ismet Munishi, ish-trajneri i SC Gjilani.

Open-TV ka kontaktuar me trajnerin e mirënjohur të Kosovës për të mësuar, nëse ka pasur ndonjë kontakt mes tij dhe drejtuesve të Shkëndijës.

“Po kemi pasur dhe kemi kontakte në vazhdimësi.

“Gjithmonë kemi pas kontakte kur unë kam qenë i angazhuar, e tash jam i hapur për negociata. Disa herë në telefon kemi kontaktuar me Besnik Ibrahimin dhe Artim Shaqirin.

“Për mua do të ishte nder i madh dhe privilegj. Klub i madh me tifozeri fantastike siç janë ‘Ballistët’. Nuk e fshehi se kam oferta edhe nga disa klube të tjera të Kosovës”, tha Munishi.

Shkëndija nuk arriti ta mbrojë titullin kampion, duke e përfunduar sezonin në vendin e tretë me 61 pikë, pas kampionit FC Shkupi dhe A. Pandev.

Në tetovë nuk kanë qenë të kënaqur me lojërat dhe rezultatet e klubit të tyre dhe për këtë arsye u shkarkua Bruno Akrapoviq, ndërsa në pankinë ishte ulu drejtori sportiv Artim Shaqiri, i cili e mbylli sezonin. Megjithate, Shaqiri do të kthehet në pozitën e drejtorit, ndërsa Shkëndija do të vendos nëse Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri për sezonin e ri.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: