Lista Serbe e ka injoruar mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku janë duke diskutuar rreth aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, njofton Gazeta Sinjali.
Gjatë mbledhjes së sotme nuk ka marrë pjesë zëvendëskryeministri, Goran Rakiq.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbledhjen e ka filluar duke folur për aktakuzat ndaj Gjykatës Speciales, duke thënë se Kosova është duke u përballur me sfida të ndryshme.
“Si shumë herë më parë gjatë historike jemi përballur me sprova, kapërcimi i të cilave dëshmon pjekurinë tonë shtetërore. Zhvillimet e fundit si rezultat i konfirmimit të aktakuzave, në mesin e të cilëve edhe presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli e deputeti Rexhep Selimi, të gjitha këto zhvillime e kanë vënë shtetin në sprovë”, është shprehur ai. /Gazeta Sinjali/