image Mungojnë infermierët për COVID-19, ky shtet i zëvendëson me robotë

Shëndetësi

Pandemia/ Mungojnë infermierët për COVID-19, ky shtet i zëvendëson me robotë

news image

Quhen Akazaba, Ikizere, Mwiza, Ngabo dhe Urumuri. Nuk janë superheronj por infermierë të mirëfilltë të ardhur nga Belgjika. Kanë një diçka të përbashkët, dhe të veçantë. Janë robotë, nga ato të gjeneratës së re që mund të ndryshojnë së shpejti sistemin sanitar të shumë vendeve.

Robotët po testohen në Afrikë, pikërisht në Ruandë, dhe janë të aftë të ndihmojnë në vizita, në përcjelljen e ilaçeve dhe ushqimit tek pacientët e infektuar, dhe falë kamerës do të shërbejnë edhe si mjet komunikimi midis pacientëve dhe familjarëve.

Arsyeja e blerjes së robotëve është qartë, distancimi sa më i madh i personelit mjekësor me të infektuarit nga COVID-19, në një kontinent që po shqetëson çdo ditë e më shumë mjekët dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Vetëm në Afrikën e Jugut, përshembull, priten pothuajse 1 milion të prekur nga COVID-19, dhe deri në 40 mijë viktima deri në nëntor. /Gazeta Sinjali/