image Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, mijëra emigrantë afrikanë raportohen të zhdukur

Botë

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, mijëra emigrantë afrikanë raportohen të zhdukur

news image

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ka tërhequr vëmendjen për fatin e emigrantëve të panumërt në Ditën e sotme Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Në Afrikë, rreth 48 mijë njerëz aktualisht janë regjistruar si të zhdukur në shoqëritë e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ka njoftuar organizata në Gjenevë, shkruan Deutschlandfunk.

“Ky është vetëm një fraksion. Për familjet e humbura, kjo do të thotë, përveç pasigurisë së dhimbshme, një mori problemesh administrative, ligjore dhe ekonomike”, thonë nga kjo organizatë.

Drejtori i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Afrikën, Youssef, foli për një numër alarmant emigrantësh, gjurmët e të cilëve humbin çdo vit.

/GazetaSinjali/