Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.
Lidhur me këtë ka shkruar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila tha se komisioni nuk u konstituua si shkak i mungesës së deputetëve së partisë në pushtet.
Ajo i ka dhënë edhe një mundësi tjetër deputetëve të VV-së, që të vijnë nga ora 15:00, sepse sipas saj, ata nuk do të heqin dorë.