Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ka dështuar të mbahet sot për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në rend dite ishin pikat për plotësimin e listës së dëshmitarëve dhe plani i punës për periudhën e mbetur.
Deputetët që munguan ishin ata nga LDK-ja, PDK-ja dhe Lista serbe.
Kujtojmë, se ky Komision deri tash ka intervistuar ish-ministra dhe ish-drejtor të bordit dhe menaxhmentit të AKP-së.
Në disa raste ishte përmendur se tokat bujqësore ishin privatizuar me çmim tejet të ulët, vetëm nga 1 euro ari për 50 hektarë.
Ndërsa, për listën e parë, këtij Komisioni i kanë mbetur edhe gjashtë dëshmitarë pa intervistuar që pritet t’i intervistoj javën tjetër.
Komisioni që ka nisë punën 3 muaj më parë, i kanë mbetur edhe 3 muaj të tjerë punë për hetim parlamentar. /Gazeta Sinjali/