image Mund të mos shpëtoni nga karantimi në Zvicër edhe nëse testi për koronavirus del negativ

Botë

Mund të mos shpëtoni nga karantimi në Zvicër edhe nëse testi për koronavirus del negativ

news image

Aeroportet në Gjermani dhe Austri ofrojnë nga të gjithë atë që vijnë nga vendet me rrezik të lartë një test të koronavirusit. Nëse pasagjerët tregojnë rezultojnë negativ në test, ata mund të hyjnë në vend pa një karantinë.

Edhe pse teste të tilla janë të disponueshme edhe në aeroportin ndërkombëtar të Zürichut, “një rezultat negativ i testit nuk ju përjashton nga kërkesa e detyrueshme e karantinës ose të shkurtojë periudhën e karantinës”, tha Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) në faqen e saj të internetit, shkruan The Local.

Arsyeja, tha FOPH, është se “një rezultat negativ i testit nuk përjashton një infeksion” në fazat e hershme.

“Është e nevojshme të prisni të paktën pesë ditë që virusi të përhapet në trup dhe që ai të zbulohet”, shtuan autoritetet shëndetësore.

Sipas Zyrës Federale 10 për qind e rasteve të reja me koronavirus në Zvicër në javët e fundit ishin persona që kanë ardhur nga jashtë.

Karantina 10-ditore, e cila hyri në fuqi në Zvicër në fillim të korrikut, vlen për të ardhurit nga 42 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku shkalla e infeksioneve Covid-19 është e lartë.

Të vetmit njerëz që mund të përjashtohen nga detyrimi i karantinës janë punëtorët e kujdesit shëndetësor, pasi ka mungesë të personelit mjekësor në spitalet zvicerane.

Të gjithë të tjerët duhet të regjistrohen pranë autoriteteve të tyre kantonale shëndetësore brenda 48 orëve nga mbërritja në Zvicër dhe të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre ose në një vend tjetër për 10 ditë. Detajet e kontaktit të secilit udhëtar janë mbledhur në fluturime dhe autobusë që vijnë në Zvicër nga vendet me rrezik të lartë.

Të gjithë  ata që shkelin rregullat mund të gjobiten deri në 10 mijë franga. /GazetaSinjali/