image “Mund ta marr burrin nëse dua”, video e Beatrixit bëhet virale

Bota e Yjeve

“Mund ta marr burrin nëse dua”, video e Beatrixit bëhet virale

news image

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj, qysh prej hyrjes në Big Brother Vip, është bërë pjesë e medieve rozë. Kjo më së shpeshti për raportin që kanë krijuar me Donald Veshajn.

Por pjesë e këtij raporti, është edhe moderatorja Bora Zemani e cila për gati 3 vite ka qenë në lidhje me Donaldin, madje shkëmbyen një puthje në Big Brother.

Para disa ditësh u shpërnda një koment i bërë në fotografinë e Borës me Donaldin, të cilin e kishte shkruar Beatrix para se të hynte në shtëpi, por që mbrëmë ai koment nuk gjendej më.

Më vonë, një video e publikuar nga Beatrix Ramosaj në rrjetin social “TikTok” u bë virale pasi në atë video ishte kënga “Take your man”.

Në të cilën ajo kërcen gjatë momentin që këndohet: “Unë mund ta marr burrin nëse dua”, e këtë video ndjekësit e kanë shpërndarë duke etiketuar Borën.

@therealbeatrixramosaj

##foryou ##foryoupage

♬ Take Your Man – Mahogany LOX

/GazetaSinjali/