image Mulliri bëhet mollë sherri për llapjanët, i moshuari kërcënon me thikë bashkëfshatarin e tij

Siguri

Mulliri bëhet mollë sherri për llapjanët, i moshuari kërcënon me thikë bashkëfshatarin e tij

news image

Telashet pronësore vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për pasojë qytetarët përfshihen në ngatërresa në mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike e shpesh herë kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ndodhi edhe në fshatin Majac të Podujevës, ku për shkak të një mulliri, dy persona janë përfshirë në një ngatërresë me njëri-tjetrin.

Sinjali mëson se situata ka eskaluar aq shumë sa që përpos konfliktit verbal, një 71-vjeçar ka kërcënuar me thikë një bashkëfshatar të tij.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i dyshuari nuk e ka sulmuar me thikë, por vetëm e ka kërcënuar.

Këto akuza i ka mohuar i moshuari i cili përfundoi në stacion policor ku u intervisuta në cilësinë e të dyshuarit.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj 71-vjeçarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/