Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia në një intervistë për mediumin italian AGI, ka deklaruar se gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në veri kanë arritur të shmangin një masakër, duke i shpëtuar edhe 15 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Krejt kjo sipas tij falë profesionalizmit të lartë të pjesëtarëve të KFOR-it.
E kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili ka reaguar ashpër.
“Prej kujt kjo masakër, kush ishte duke e bërë këtë masakër. Sepse këta kanë informacion për këtë masakër. 15 policë i ruajtëm nga një masakër. Nga kush?. Pse nuk është vëmendja te ata që deshën të shkaktojnë atë masakër të atyre që kidnapuan tre policët e Kosovës”, u shpreh Muja.