image Muja i VV-së kundër tërheqjes së parave nga Trusti: Mund të bëhet shprehi

Politikë

Muja i VV-së kundër tërheqjes së parave nga Trusti: Mund të bëhet shprehi

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka kundërshtuar mundësinë për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.

Muja thotë se një gjë e tillë nuk bën të ndodhë, pasi sipas tij kjo mund të bëhet ‘shprehi’ për qytetarët.

“Nuk është çështja shumë se a ka mundësi apo s’ka mundësi. Vërtet nëse ne bëjmë këso shprehi, çdo herë, çdo vit që të tërhiqen mjetet e trustit, megjithatë nuk po themi se qytetarët nuk kanë nevojë, unë pajtohem, mirëpo me i rritë pritjet. Në kohën kur është tërhequr 10 përqindëshi, kemi pasur një tkurrje ekonomike prej 4 ose 5 për qind, kështu që nuk është situatë e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike 10 për qind, është rrit edhe konsumi po ashtu 14 për qind krahasuar me vitin 2019”, tha Muja.

/GazetaSinjali/