image Muhaxhiri: Do të votoja kundër përjashtimit të Osmanit nga LDK-ja

Politikë

Muhaxhiri: Do të votoja kundër përjashtimit të Osmanit nga LDK-ja

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, duke folur për qëndrimet e Vjosa Osmanit, ka thënë se kjo e fundit nuk duhet të përjashtohet nga kjo parti.

Sipas Muhaxherit, çështja e mosprezencës dhe mosvotimit të Qeverisë Hoti, dallon për secilin, dhe nuk duhet të jetë arsye për përjashtim nga partia.

“Është pritur që të votojnë më shumë deputetë të LDK-së, sepse Këshilli i Përgjithshëm thuajse me vota unanime e ka nominuar Hotin për kryeministër, dhe është pritur që të votojnë më shumë deput-etë, pasi veç ka pasur përkrahje të fuqishme nga komplet struktura që të votohet Hoti për kryeministër. Por, disa prej tyre nuk e votuan. Unë dhe disa njerëz aty jemi ithtar që në parti duhet të ketë zëra ndryshe, por ata zëra ndryshe s’duhet të dalin gjithmonë edhe në votim ndryshe. Kjo është diferenca që e kemi shpesh me njerëz që diskutojmë në parti. Ka qenë e vështirë për  Mustafën të marrë masa, sepse votimi ka qenë kundër dhe nëse do të largonte njerëz nga partia i bie se po i largon se kanë votuar kundër”, tha Muhaxhiri në Dukagjini.

Ai gjithashtu foli për kryeministrin Hoti, duke thënë se nuk ishte e lehtë për të që të marrë obligim krijimin e qeverisë në këtë kohë.

“Unë do të votoja kundër për ta përjashtuar nga partia Osmanin, sepse është figurë e rëndësishme e partisë dhe duhet kjo çështje duhet diskutuar brenda partisë. Kjo është një sfidë, e cila duhet të diskutohet dhe të sqarohet para së të hyjmë në zgjedhjet e ardhshmë” ka deklaruar ai.

Muhaxhiri shtoi se LDK ka pasur tolerime për vite me radhë./GazetSinjali/