Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri thotë se pasi të qartësohet pozicioni i Osmanit në raport me çështjet që janë në interes të Republikës së Kosovës do të marrin vendim nëse e votojnë apo jo.
“Kur të dalin këto qëndrime do të jem më i qartë nëse LDK duhet të ketë votë ose jo për Vjosa Osmanin”, tha ai në “Debat Plus”.
Muhaxheri thotë se megjithatë Vjosa Osmani ka ndarë në dysh elektoratin e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, dhe ka shtuar se ajo ka marrë gati gjysmën e elektoratit të LDK-së.
“Gati gjysma e elektoratit ka shkuar te Vjosa.Vjosa Osmani është armiqësua me një pjesë të Kryesisë dhe kjo na ka kushtua neve si diskurs. Ne kemi lejua mendimin ndryshe dhe ai mendim ka shkuar duke u rritur. Ne dhe një pjesë e Kryesisë mendojmë se disa vendime që i kemi marrë kanë qenë të domosdoshme për të ruajtur raportet me Amerikën”, tha ai.
Kryetari i Pejës thotë se populizmi në Kosovë ka rezultuar me sukses të madh për ata që e kanë praktikua. /Gazeta Sinjali/