Kryetari i Komunës së Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, tha se nuk pret që do të ketë ‘fërkime’ në mes të kryeministrit Hoti dhe presidentit Thaçi, ku siç thotë ai, dialogun do ta udhëheq Hoti.
Muhaxheri tha se duke e njohur natyrën e kryeministrit nuk do të ketë përçarje.
“Nuk mendoj që do të ketë ‘fërkime’ në mes të Hotit e Thaçit, sa i përket dialogut, se duke njohur natyrën e pozitës së Hotit, nuk do të ketë përçarje”, tha Muhaxheri në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/