image Muhaxheri: Qeveria Hoti i ka votat për ligjin për rimëkëmbje ekonomike

Politikë

Muhaxheri: Qeveria Hoti i ka votat për ligjin për rimëkëmbje ekonomike

news image

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Qeveria Hoti i ka votat për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Muhaxheri u shpreh se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës pritet të votohet ky projektligj.

“Sipas informata që i kam që në seancën e ardhshme kur të mblidhet Kuvendi, Qeveria do t’i ketë votat për ta kaluar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, kish me qenë mirë që në këtë seancë të votohet edhe buxheti i shtetit me pas një dakordancë për me ardh deri të ngjarjet që e presin vendin”, tha Muhaxheri në TV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/