image Muhaxheri: Nuk ia kam lakmi askujt që do ta udhëheq qeverinë

Kosovë

Politikë/ Muhaxheri: Nuk ia kam lakmi askujt që do ta udhëheq qeverinë

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë sot se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë për të vendosur hapat drejt krijimit të qeverisë dhe emrin e mandatarit për kryeministër.

“Ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë. Ka opsione të ndryshme për kryeministër, duhet të diskutojmë. Qeveria e re ka përgjegjësi të mëdha, ka prioritet pandeminë, dialogun me Serbinë dhe krizën ekonomike që do të krijohet pas pandemisë”, ka thënë Muhaxheri.

Ai ka mohuar se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, duke thënë se nuk ia ka lakmi askujt që do të udhëheq me ekzekutivin.