image Muharremaj: I infektuari i fundit nga Suhareka ka pasur kontakte me banorët e këtyre fshatrave

Kosovë

Muharremaj: I infektuari i fundit nga Suhareka ka pasur kontakte me banorët e këtyre fshatrave

news image

Dje në Suharekë është konfirmuar rasti i 5-të me koronavirus, i cili është nga fshati Semetisht.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, pasi i infektuari i fundit ka pasur kontakt me qytetarët e fshatit të tij dhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdolani.

“I infektuari i fundit nga Semetishti ka kontaktuar me qytetarë nga fshati i tij e poashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani. Këto informacione po i ndaj me ju ngase duhet ta kemi kujdesin e duhur dhe t’i respektoni rregullat”, ka shkruar Muharremaj.

Mbrëmë është marrë vendimi nga Ministria e Shëndetësisë për karantinimin e Komunës së Suharekës./Gazeta Sinjali/