image Pandemia në muajin maj për kosovarët, mbi 500 persona u arrestuan për moszbatim të masave

Siguri

Pandemia në muajin maj për kosovarët, mbi 500 persona u arrestuan për moszbatim të masave

news image

Policia e Kosovës gjatë muajit maj ka raportuar mbi 300 raste të moszbatimit të masave ndaj vendimit të qeverisë për COVID-19, në tërë Republikën e Kosovës, ku 557 persona janë arrestuar.

Këto të dhëna janë siguruar nga raportet 24 orëshe të Policisë, për periudhën kohore 1 maj- 31 maj 2020.

Sipas të dhënave të Policisë, numri më i madh të arrestuarve ka qenë në rajonin e Prizrenit, ku për 130 raste janë arrestuar 228 persona.

Pas rajonit të Prizrenit, numër më i madh i të arrestuarve ka rezultuar në Mitrovicën e Jugut, ku për 48 raste janë arrestuar 120 persona.

Gjithashtu në rajonin e Gjilanit është raportuar për 36 raste me 56 persona të përfshirë, përderisa në atë të Ferizajt është raportuar për 11 raste me 42 persona të përfshirë.

Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së, gjatë muajit maj, në rajonin e Prishtinës janë paraqitur 23 raste me 40 persona të përfshirë, ndërsa në atë të Pejës janë paraqitur 17 raste me 28 persona të përfshirë.

Kurse në rajonin e Gjakovës është raportuar për 20 raste me 21 persona të përfshirë dhe në atë të Mitrovicës së Veriut ku për 4 raste janë arrestuar 6 persona.

Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së, gjatë muajit maj, në Departamentin e Kufirit është raportuar për 11 raste me 16 persona të arrestuar./ Gazeta Sinjali/