image MSh: Situata në Kosovë mbetet e pasigurt

Shëndetësi

MSh: Situata në Kosovë mbetet e pasigurt

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë e pasigurt, pasi që ende po përballemi me variantin ngjitës Delta të SARS-COV 2 (COVID-19), shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim bëhet e ditur se mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njëjtë me periudhën e mëparshme 7-ditore.

“Vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes”, thuhet në postim.

“TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i teksti