image MSH publikon rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

MSH publikon rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 25 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 311 testime të bëra.

MSH po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë shëruar 67 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 307.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 24 vaksina, ndërsa nga fillimi i këtij procesi janë administruar 1,835,791 doza të vaksinës.

/GazetaSinjali/