14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten janë shëruar 10 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 438.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1825155 doza të vaksinës.