Katër persona kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 18 qytetarë që ishin të infektuar, raporton Gazeta Sinjali.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, janë dhënë 1.826.401 doza të vaksinës.