Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh, lidhur me rastet e reja rreth infektimit me COVID-19, në Kosovë.
Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, asnjë vdekje nuk është shënuar në 24 orët e fundit.
Nga 593 testime sa janë kryer në total, rezulton se 16 raste janë të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 27 persona.
Brenda 24-orëshit të fundit janë vaksinuar 31 persona, ndërsa raste aktive shënojnë 328.
Deri më sot, 1 milion e 827.810 doza janë dhënë në Kosovë.