Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për rastet me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit.
Ndryshe, të shëruar janë 15 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 51.
Brenda këtyre 24 orëve, janë vaksinuar 70 persona, ndërkohë që numri total i dozave të administruara, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, shënon 1.829.819.