image MSh publikon raportin e fundit: 8 të vdekur dhe 88 raste të reja - Sinjali

MSh publikon raportin e fundit: 8 të vdekur dhe 88 raste të reja

news image

8 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 4 mijë e 704 mostra, prej të cilëve kanë rezultuar 88 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 651 qytetarë të infektuar nga COVID-19.

Raste aktive në vendin tonë janë 4 mijë e 800.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin