image MSH pret që sot të ketë shifra më të ulëta të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID-19

Shëndetësi

MSH pret që sot të ketë shifra më të ulëta të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë pret që sot në orën 15:00 të dalin më pak të infektuar me COVID-19 sesa ditëve të fundit.

Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti ka thënë mbrëmë se presin që sot të ketë numër më të vogël edhe të viktimave nga koronavirusi.

“Nga nesër presim më pak viktima dhe më pak të prekur nga COVID-19. Deri në orët e pasdites sot kemi pasur një trend në rënie, shpresojmë që edhe në orët e mbrëmjes nuk ka pasur ndonjë ndryshim. Shpresojmë që nesër  kur të publikohen rezultatet të kemi shifra më të ulëta se ato që kemi prezantuar sot”, tha Hoti mbrëmë në RTV Dukagjini. /Gazeta Sinjali