image MSh: Mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar

Shëndetësi

MSh: Mbi 90 për qind e viktimave ishin të pavaksinuar

news image

Shumica e viktimave që u shënuan sot në Kosovë kanë qenë të pavaksinuar kundër koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Mirëpo, sipas tij nuk mjafton vetëm vaksinimi, por duhet të zbatohen edhe masat e tjera preventive.

“Por, nuk është i mjaftueshëm veç vaksinimi, pa u zbatuar edhe masat e tjera”, tha ai.

Sot, më 29 gusht, Kosova regjistroi 36 viktima, që është numri më i lartë i viktimave të regjistruara brenda një dite, që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020./GazetaSinjali/