image MSh-ja u bën thirrje qytetarëve që ta marrin dozën përforcuese kundër COVID-19

Shëndetësi

MSh-ja u bën thirrje qytetarëve që ta marrin dozën përforcuese kundër COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë edhe sot thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas tyre me marrjen e kësaj vaksine qytetarët do të kenë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e virusit.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/