image MSH-ja publikon bilancin e fundit për të gjitha komunat, vetëm 201 raste aktive

Kosovë

Shëndetësi/ MSH-ja publikon bilancin e fundit për të gjitha komunat, vetëm 201 raste aktive

news image

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e fundit të rasteve me COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtyre të dhënave, nga gjithsej 884 raste sa janë konfirmuar deri më sot në vend, 655 janë shëruar, kurse 28 të tjerë kanë vdekur.

Duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të mbetet 201 sosh. Kujtojmë që mbrëmë numri i rasteve aktive ishte 189, por për shkak të konfirmimit të 14 rasteve të reja sonte dhe shërimit të dy pacientëve, ky numër shënoi rritje.

Më poshtë gjeni tabelën me rastet pozitive dhe rastet me vdekje nga ky virus, për të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Sinjali/