Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në Kosovë janë administruar më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër Covid-19.
Sipas MSh-së vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u ballafaquar me pandeminë.
“Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.
Vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.
Vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19.
Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.
Gjej sa më parë qendrën tuaj të vaksinimit dhe VAKSINOHU!”, thuhet në njoftim.