image MSh: Do të propozojmë masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

MSh: Do të propozojmë masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë

news image

Sot është mbajtur takimi i komisionit këshillëdhënës për masat kundër COVID-19, ku është diskutuar për situatën epidemiologjike dhe shqyrtimin e masave antiCOVID.

Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që  të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MSh thekson se mekanizmat anti- COVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësor për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Deri në ndryshimin e masave në fuqi, MSh u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të vaksinohen pa humbur kohë.

/GazetaSinjali/