image MSh brenda muajit paralajmëron takim me donatorët e shëndetësisë në Kosovë

Shëndetësi

MSh brenda muajit paralajmëron takim me donatorët e shëndetësisë në Kosovë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur sot në takim Menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë takim, Ministri Latifi shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin shumë të dobishëm nga ana e Bankës Botërore tash e disa vite, dhe në veçanti edhe gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

Ai poashtu njoftoi Paloucci për planet dhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku përpos përqendrimit në finalizimin e ligjeve kryesore këtë vit drejt zhvillimit të sektorit shëndetësor, aktivitetet do të përshpejtohen edhe për forcimin e kapaciteteve të sistemit spitalor të të trija niveleve.

Temë tjetër e diskutimit ishte mbajtja brenda muajit e takimit të përbashkët me të gjithë donatorët ekzistues dhe ata potencialë në fushën e shëndetësisë në Kosovë, ku do të shpalosen planet afatgjate të Ministrisë së Shëndetësisë për transformimin e sektorit shëndetësor në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Paloucci shprehu kënaqësinë e tij që Qeveria e Kosovës e ka përcaktuar përmirësimin e shëndetësisë së vndit si një nga prioritetet kryesore të saj, dhe në këtë kuadër theksoi gatishmërinë e Bankës Botërore që të ofrojë përkrahje edhe në të ardhmen për të kontribuar në mënyrë produktive për më të mirën e qytetarëve të Kosovës.

/GazetaSinjali/