image MSH: 46,7% për qind e popullsisë është vaksinuar me një dozë

Shëndetësi

MSH: 46,7% për qind e popullsisë është vaksinuar me një dozë

news image

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë thirrje që të rritet numri i qytetarëve që vaksinohen.

Nga MSH kanë treguar se deri tani 46,7 për qind e popullsisë është vaksinuar me një dozë të vaksinës, ndërsa 37,9 me dy doza.

Nga kjo ministri kanë thënë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi.

Njoftimi i plotë:

Për aq kohë sa regjistrohen ende raste të reja të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar të gjitha grupet e synuara.

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë që kemi.

#VAKSINOHU

/GazetaSinjali/