image Mposhti 2 tumore, 49-vjeçarja kthehet në bankat shkollore pas 20 viteve

Botë

Mposhti 2 tumore, 49-vjeçarja kthehet në bankat shkollore pas 20 viteve

news image

Kur fillon të rrëfej për sëmundjen e saj, Monica Bergantin, çdo herë tregon se si nuk kishte arritur ta pranonte vdekjen e babait të saj, pa e ditur se pas tij, radha për tu bërë e fortë dhe për të luftuar, jo me një, por me dy tumore, do ti takonte asaj.

Ishte pikërisht korriku i vitit 2015 kur jeta e 49-vjeçares ndryshoj rrënjësisht, sepse në atë kohë ajo vuri re një gungë të fort në gji.

Nuk i kushtoi rëndësi fillimisht, por kur masa filloi të rritej dhe të kullonte qelb e kuptoi se duhet të paraqitej në spital.

Mjekët e diagnostikuan me kancer gjiri trillo negativ, i cili duhej trajtuar menjëherë. Pikërisht në këtë moment nis edhe kalvari i gjatë i seancave të gjata të kimioterapisë, të cilat zgjatën plot 2 vite derisa mjekët e hoqën plotësisht masën tumorale pas një operacioni të suksesshëm.

Mirëpo atëherë kur mendoi se kishte gjetur qetësinë, gruaja nga Padova u përball me një tjetër diagnozë: tumor në tiroide.

Kësisoj asaj iu desh të kthehej sërish në spital për të nisur një tjetër betejë të lodhshme dhe të vështirë.

E gjendur në të tilla kushte, Monica, kuptoi se jeta nuk është aq e gjatë sa kishte ëndërruar gjithmonë dhe se duhej të luftonte çdo ditë për t’u ndjerë e gjallë dhe për të realizuar atë që dëshironte.

’Kur u riktheva në shtëpi, kuptova se nuk kisha bërë asgjë për veten, se kisha shumë ëndrra dhe ndoshta të nesërmen do të ishte vonë. Vendosa të jap dorëheqjen dhe të nis studimet në shkollën e mesme. I kisha lënë në mes këtu e 20 vite të shkuara dhe doja t’i mbaroja. E gjendur mes të rinjve, kuptova që ëndrrat nuk kanë moshë dhe se duhej të luftoja për një të ardhme më të mirë, dhe e gjeta veten në bankat e universitetit. Zbulova se ilaçet shërojnë trupin, kurse dashuria shpirtin”, përfundon ajo./Gazeta Sinjali/