image Portieri i Trepça ’89, Arben Beqiri është diagnostifikuar me tumor në lukth

Futboll

Sport/ Portieri i Trepça ’89, Arben Beqiri është diagnostifikuar me tumor në lukth

news image

Portieri mitrovicas, Arben Beqiri, është diagnostikuar me tumor në lukth.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë portieri, i cili beson që brenda tre muajsh do të kthehet në stërvitjeve.

Jam diagnostikuar me tumor në lukth, kam nisur kimioterapinë dhe besoj plotësisht që do t’ia dalë. Nëse më shkon puna mirë, atëherë në mars do të rikthehem në fushë”, citohet të ketë deklaruar Beqiri.

Kujtojmë se ai ka luajtur për skuadra të ndryshme si: Trepça ’89, Besa, Llapi e të tjera.

Me ekipin pejan, para tri vjetësh Beqiri fitoi edhe Kupën e Kosovës, duke qenë heroi i ndeshjes, pasi priti disa penallti./Gazeta Sinjali/