image MPJD u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë të cilët do të kalojnë nëpër Serbi

Siguri

MPJD u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë të cilët do të kalojnë nëpër Serbi

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që të kenë kujdes kur të kalojnë me vetura përmes Serbisë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MPJD-ja ka njoftuar të jenë të kujdesshëm me institucionet Serbe, pasi këta të fundit janë duke u sjellur me papërgjegjësi, duke pasur parasysh arrestimin e shtetasit kosovar, Nezir Mehmetajt.

“Të nderuar qytetarët të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë, me arritjen e sezonës verore, shumë bashkatdhetarë dhe qytetarë të Kosovës do të vizitojnë familjarët e tyre, një pjesë e të cilëve për rrugë tranzitore do të zgjedhin të kalojnë përmes Republikës së Serbisë. Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të insitutucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në komunikatë./ Gazeta Sinjali/