image MPJD kërkon lirimin e Blerim Maqastenës i cili u arrestua në Serbi - Sinjali

MPJD kërkon lirimin e Blerim Maqastenës i cili u arrestua në Serbi

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar lirimin e shtetasit kosovar të arrestuar nga policia serbe në brezin kufitar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, MPJD përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka ngritur shqetësimet dhe parashtruar ankesë tek Zyra e Bashkimit Europian në Serbi në lidhje me vonesën e sqarimit të këtij rasti.

“Kjo është edhe një dëshmi e radhës, që në raport me shtetin e Kosovës, Serbia nuk tregohet bashkëpunuese, në vazhdimësi bënë provokime dhe tregohet se në realitet nuk është e interesuar për dialog dhe fqinjësi të mirë. Në dialogun e Brukselit, janë vendosur kanale zyrtare të bashkëpunimit dhe komunikimit në mes të dy shteteve, përfshirë edhe ndihmën e ndërsjellë juridike, të cilat Serbia po i shkelë në kontinuitet. MPJD siguron familjarët e shtetasve të arrestuar se është duke bërë gjithçka që ka në dispozicion për ta sqaruar rastin deri në fund, si dhe do të vazhdojë të kërkojë lirimin sa më të shpejtë të shtetasit Blerim Maqastena. Njëherësh, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd mbesin në dispozicion të familjarëve të shtetasit Blerim Maqastena, deri në lirimin e plotë të tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin