image MPJD dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

Kosovë

MPJD dënon sulmin mbi Konsullatën e Shqipërisë në Ukrainë

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka dënuar sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.

Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës.

MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë qenë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjte është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë.

MPJD bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.

/GazetaSinjali/