image MPJ e Maqedonisë: Shmangni udhëtimet drejt Ukrainës

Rajon

MPJ e Maqedonisë: Shmangni udhëtimet drejt Ukrainës

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë apel te të gjithë qytetarët e saj që planifikojnë të udhëtojnë drejt Ukrainës, t’i shmangen këtij udhëtimi, dhe të gjithë ata që tani më gjenden në Ukrainë të largohen sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ja dhe shkrimi i plotë:

“Të nderuar,

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur nga afër situatën në dhe rreth Ukrainës, iu apelon qytetarëve:

Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë planifikuar ta vizitojnë Ukrainën në periudhën në vijim, t’i shmangen udhëtimeve në atë vend; ndërsa, të gjithë qytetarët tanë që tani janë në Ukrainë, nëse kanë mundësi, të largohen nga vendi sa më shpejtë të jetë e mundur.

Në përputhje me apelet e mëparshme, qytetarët të cilët gjenden në Ukrainë, dhe të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre në Ambasadë, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë Veriut në Kiev, në mënyrë që t’i paraqesin të dhënat e tyre në numrat e telefonin në vijim:

+380442877882

+380663951190

E-mail: [email protected]

Madje, qytetarët tanë mund ta kontaktojnë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në linjën telefonike +389 75 273 732 dhe në e-maili adresën e mëposhtme: [email protected]

Njëherit i rikujtojmë të gjithë qytetarët tanë, si ata që ndodhen këtu ashtu dhe ata që ndodhen në Ukrainë, ose kudo që të jenë, që t’i ndjekin dhe të informohen nga kanalet zyrtare të informimit që dalin nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev.

Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë ta ndjekë situatën në Ukrainë dhe në kohë të informojë për udhëzimet e mundshme se si të veprojnë qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

/GazetaSinjali/