image MPJ e Izraelit mirëpret hapjen e Ambasadës së Kosovës: U realizua marrëveshja e Washingtonit

Politikë

MPJ e Izraelit mirëpret hapjen e Ambasadës së Kosovës: U realizua marrëveshja e Washingtonit

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, ka mirëpritur hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Gazeta Sinjali.

“MPJ e Izraelit mirëpret përzemërsisht hapjen e sotme të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve dhe realizim i marrëveshjes së Washingtonit”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie në Twitter.

Kosova, sot më 14 mars, hapi Ambasadën në Jerusalem por i pranishëm nuk ishte asnjë zyrtarë i lartë shtetërorë. /Gazeta Sinjali/