Ministria e Punëve të Brendshme në krye me Agim Veliun, ka apeluar te qytetarët për ruajtje të privatësisë në rrjete të ndryshme sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo ministri ka apeluar që password-i të mos i tregohet askujt përveç prindërve.
“Pos prindërve, password-in mos ia trego askujt tjetër”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Ndryshe, Koordinatorit për Siguri Kibernetike, Zafir Berishës, i cili sapo ishte emëruar në këtë pozitë, iu kishte thyer llogaria e tij e Facebook-ut.