Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media, ka njoftuar se në disa lokalitete të Kosovës vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri dhe se vatra më serioze është ajo e fshatit Shtupeq të Pejës.
Kjo ministri ka njoftuar se sot është përfshirë nga zjarri edhe fshati Babimovc i komunës së Obiliqit.
“Pasi që zjarrfikësit kanë fikur zjarrin policia ka arrestuar një person pasi që dyshohet për zjarrvënie”, thuhet në njoftim.
Ministria ka njoftuar se në të gjitha vatrat e zjarrit janë të angazhuara me kapacitet të plotë të gjitha Institucionet përgjegjëse si : Ekipet Zjarrfikësve, Policia e Kosovës, pjes ëtarët e FSK-së, Ndërmarrjet Publike dhe po ashtu një ndihmë të madhe nga ajri janë duke e dhënë pjesëtarët e KFOR-it, që po ndihmojmë përmes helikopterëve në shuarjen e zjarreve, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
“Me këtë rast Policia e Kosovës është angazhuar seriozisht në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat që kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo do të shkaktojnë në të ardhmen do të përballen me ligjin“, ka njoftuar MPB. /GazetaSinjali/