image MPB-ja siguron materialin për letërnjoftim, tregon se kur mund të pajisen ata që kanë aplikuar për këtë dokument

Kosovë

MPB-ja siguron materialin për letërnjoftim, tregon se kur mund të pajisen ata që kanë aplikuar për këtë dokument

news image

Qytetarët e Kosovës nuk kanë mund të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta që nga muaji gusht, raporton Gazeta Sinjali.

Por, pas katër muajve, Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të sigurojë materiale për prodhimin e këtyre dokumenteve.

Një gjë të tillë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtoresha e departamentit për media në MPB, Rroksana Qarri.

“Jemi furnizuar me material për letërnjoftim. Ka materiale të bollshme dhe çdo qytetar që ka aplikuar deri më sot, do të mund të pajisen me letërnjoftim brenda dy javësh”, tha Qarri për Gazetën Sinjali.

Gjatë këtyre muajve sa kishte mungesë të materialit, personat e vetëm që ishin furnizuar me këto dokumente ishin ata që kishin paguar mbi 50 euro, për procedurë më të shpejtë.

Në lidhje me mungesën e materialit, MPB ishte arsyetuar se si shkak i gjendjes me pandemin COVID-19,nuk kanë mundur që me kohë t`i përfundojnë procedurat për furnizim.

/Gazeta Sinjali/