Një mozaik shumëngjyrësh që u zbulua në një kishë të lashtë në Izrael duket se përshkruan mrekullinë e Jezusit, e cila thuhet se ka ndodhur në zonat aty pranë.
Zbulimi u bë te “Kisha e Djegur”, në Hipos, një vend arkeologjik rreth 1.5 kilometra në jug të detit të Galilesë.
Kisha është ndërtuar rreth 1500 vite më parë, dhe u shkatërrua në shekullin e shtatë të erës sonë, nga nj zjarr.
Kisha u zbulua pjesërisht rreth 10 vite më parë dhe tani është gërmuar plotësisht nga një ekip arkeologësh të universitetit të Haifas.
Një mozaik që u zbulua tregon dy peshq dhe pesë kafshata buke, të cilat përputhen me historinë e Jezusit që ushqen 5000 personat.