Jose Mourinho shkroi historinë me Romën teksa skuadra e tij mposhti Feyenoordin për të triumfuar në finalen e Ligës së Konferencës UEFA.
Roma u bë fituesja e parë ndonjëherë e këtij turneu të ri të inauguruar nga UEFA, me kryeqytetin shqiptar që ishte nikoqire e këtij turneu.
Ky ishte trofeu i 26-të i portugezit në karrierën e tij menaxheriale.
Ai mbetet me rekord 100% në finalet evropiane, duke i fituar 5 nga 5 të tilla.
Pas turneut, portugezi është prononcuar për mediat në Shqipëri.
Ai për Digitalb tha: “Ishte një finale e bukur në një stadium të bukur. U ndjeva shumë mirë, pasi arritëm të fitonim finalen. Fituam në një vend që po priste prej kohësh këtë mundësi, kështu që jemi të gjithë shumë të lumtur.